Skuadra e Amedsporit është duke fituar 6:0 ndaj Adana Demirsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.
Dy gola në këtë takim i shënoi sulmuesi kosovar, Florent Hasani.
Hasani shënoi dy golat e parë me fanellën e klubit të ri, Amedsporit.
Ai shënoi fillimisht në minutën e 45’të dhe më pas në minutën e 59’të.
Me këto dy gola, Hasani shkon në kuotën e 16 shënimeve këtë edicion dhe është i dyti në listën golashënuesve.
Më së shumti ka bashkëlojtari, Diagne (20 gola).