Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez zhbllokoi sfidën në transfertë ndaj Cremoneses, duke shënuar golin e tij të 13-të të sezonit.
Kapiteni i zikaltërve mbetet në krye të listës së golashënuesve më të mirë.
Pas golit, një dedikimi për ditëlindjen e vogëlushes Nina.
Me këtë gol, Lautaro barazoi rekordin e Alessandro Altobelli me 128 gola, duke e bërë atë të katërtin ndër golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Interit në Serie A: përpara tyre janë vetëm Giuseppe Meazza (197), Benito Lorenzi (138) dhe Stefano Nyers (133).