Ja pse u nderua Xherdan Shaqiri në Zvicër

- Bota Sot

Ja pse u nderua Xherdan Shaqiri në Zvicër

Futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Christian Fassnacht u nderuan të dielën në stadium për jubile të veçanta në karrierën e tyre. 

Shaqiri u nderua për 200 paraqitje me FC Basel, ndërsa Fassnacht për 300 ndeshje me fanellën e Young Boys.

“Të dielën, Xherdan Shaqiri e ndoqi ndeshjen e FC Basel ndaj liderit të kampionatit, Thun, nga tribunat, pasi ishte i pezulluar (për shkak kartonëve të verdhë) dhe nuk mund të luante.

Megjithatë, kapiteni i Baselit ishte i pranishëm në stadium dhe u nderua para fillimit të takimit për 200 paraqitjet e tij me klubin”, shkruan mes të tjera “Kicker.ch”.  

Ndeshja e tij jubile kishte ndodhur më herët në Salzburg, në Europa League, ku Basel u mposht 3:1 – një përvjetor që mbeti vetëm pjesërisht festiv.

Por Shaqiri nuk ishte i vetmi i nderuar atë të diel. Në qendër të vëmendjes ishte edhe Christian Fassnacht, i cili festoi 300 paraqitje me Young Boys.

As për të, ndeshja jubile nuk solli sukses sportiv: paraqitja e 300-të u regjistrua në ndeshjen vendimtare të Europa League ndaj Stuttgartit, të cilën skuadra nga Berna e humbi me rezultat të ngushtë.

Para ndeshjes së kampionatit kundër FC Zurich, drejtori sportiv Christoph Spycher i dorëzoi Fassnacht-it një buqetë lulesh në shenjë mirënjohjeje.



Read it all at Bota Sot