Futbollisti francez, N’Golo Kante është duke u rikthyer në futbollin europian dhe është shumë pranë marrëveshjes me Fenerbahcen.
Siç raportohet në mediat e huaja, skuadra e Fenerbahces ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe klubin e Al Ittihadit për transferimin e mesfushorit.
Por, ky nuk është “pazari” i vetëm që janë duke e bërë dy klubet.
Skuadra arabe është duke e transferuar sulmuesin, En Nesyri – i cili shihet si zëvendësues i Karim Benzemas që është pranë largimit.