Katër shtetas britanikë kanë vdekur brenda një periudhe katërmujore pasi u sëmurën rëndë gjatë pushimeve në Kepin e Gjelbër.
Kështu bëri të ditur firma ligjore britanike Irwin Mitchell, e cila përfaqëson familjet e viktimave.
Sipas avokatëve, viktimat Elena Walsh, Mark Ashley, Karen Pooley dhe një burrë 56-vjeçar ,humbën jetën pasi u prekën nga infeksione të rënda gastrointestinale gjatë qëndrimit në ishujt e vendit të Afrikës Perëndimore, kryesisht në ishullin Sal.
Shumë nga pushimet ishin rezervuar përmes kompanisë turistike Tui, ndaj së cilës familjet e gjashtë viktimave kanë ngritur padi për dëmshpërblim.
Avokatët u shprehen të shqetësuar për standardet e higjienës në disa resorte dhe kërkojnë hetim të plotë.
Ndërsa Tui ka deklaruar se po heton pretendimet dhe se ofron mbështetje mjekësore për klientët që raportojnë sëmundje gjatë pushimeve, duke shtuar se mungesa e raportimit në kohë mund të kufizojë ndihmën e ofruar.