Merz kërkon reflektim për Ballkanin Perëndimor

- Bota Sot

Merz kërkon reflektim për Ballkanin Perëndimor

Pas samitit në Zagreb me liderët e së djathtës evropiane, kancelari gjerman Friedrich Merz shpreson se sfidat e reja globale nuk do ta ngadalësojnë procesin e zgjerimit të BE-së me shtetet ballkanike.

“Shpresoj që sfidat e reja globale nuk do ta ngadalësojnë procesin e zgjerimit të BE-së. Madje shpresoj që e kundërta të jetë e vërtetë, sepse shtetet kandidate nga Ballkani Perëndimor po presin që të jenë në gjendje të riformësojnë marrëdhëniet e tyre me Bashkimin Evropian përballë sfidave me të cilat përballemi”.

Merz ka besim te roli që mund të luajë Kroacia për të ndihmuar shtetet ballkanike në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE.

“Kryeministri kroat Andrey Plenkovic është ndoshta ai që ka gjykimin më të mirë për këtë rajon, për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Dhe të gjithë mbështetemi në këshillat e tij, sepse ai e njeh shumë mirë këtë rajon dhe udhëheqësit e tij. Po flasim për këtë, por ende nuk kemi një zgjidhje, duhet ta pranoj këtë. Evropa Juglindore nuk duhet të mbetet e ekspozuar ndaj aktorëve të tjerë destabilizues”.

BE-ja duhet që të forcojë investimet në këtë rajon, pasi sipas Merz kjo pjesë e Evropës ka një rol të rëndësishëm për stabilitetin e kontinentit tonë.



Read it all at Bota Sot