Skuadra nga Belgjika, Anderlecht e ka ndërprerë kontratën me trajnerin gjakovar Besnik Hasin. Ky vendim ka ardhur si rezultat i rezultateve të dobëta të skuadrës të drejtuar nga timonieri Hasi.
E zëvendësimi i tij do të jetë Edward Still, i cili përkohësisht do të udhëheqë ekipin belg.
Në rikthimin e tij në mars të vitit të kaluar, Hasi përgatiti belgët për Play-Off-in e sezonit 2024-25, ku vazhdoi edhe këtë sezon.
Aktualisht belgët ndodhen në pozitë e katërt, që për 23 javë kanë grumbulluar 36 pikë, nga 10 fitore, gjashtë barazime dhe shtatë humbje.