Vrioni po rikthehet në Evropë, në bisedime me dy klubet italiane

- Bota Sot

Vrioni po rikthehet në Evropë, në bisedime me dy klubet italiane

Giacomo Vrioni është gati të rikthehet në Evropë pas aventurës së tij katërvjeçare në Shtetet e Bashkuara.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fund eksperiencës në MLS, ku luajti fillimisht me New England Revolution dhe më pas me CF Montreal. Megjithëse rrallëherë ishte protagonist në fushë, ai përfitoi financiarisht nga kontratat e majme përtej Atlantikut.

Sipas shifrave zyrtare, Vrioni ka përfituar rreth 7,5 milionë dollarë gjatë katër viteve të tij në SHBA.

Tashmë, pas një periudhe relativisht në hije në Amerikë, 27-vjeçari synon të nisë gjithçka nga e para në futbollin europian. Megjithatë, interesi për të deri më tani nuk ka qenë maksimal.

Gjithsesi, mediat italiane raportojnë se dy klube të Serie B kanë shfaqur interes konkret për sulmuesin: Cesena dhe Reggiana, të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë mundësinë për të treguar vlerat e tij.

Vrioni ka përvojë të mëparshme në futbollin italian dhe aktualisht ndodhet në Itali, ku po pret të finalizojë një marrëveshje me një skuadër të re.



Read it all at Bota Sot