Armando Broja është preferuar në stol sot te Bërnli, pas gjashtë javësh që luante rregullisht si titullar në Premier Ligë. Trajneri Skot Parker mori këtë vendim, ndërsa në prag është ndeshja në transfertë ndaj Sandërlendit.
Broja u vendos në qendër të kritikave pas takimit të fundit me Totenhemin. Sulmuesi i Kombëtares duhet të shkonte te goli, por nuk ia doli pavarësisht rasteve.
Granit Xhaka ndërkohë mungon në këtë takim, për shkak të një dëmtimi. Sandërlendi vijon të ëndërrojë për një vend në Europë, pasi e niste mjaft mirë kampionatin.
Bërnli ndërkohë numëron tre barazime radhazi. Për të mbijetuar duhet një mrekulli, megjithatë shpresa nuk është shuar.