Milani heq dorë nga Mateta, pas dere qëndron Juventusi

- Bota Sot

Milani heq dorë nga Mateta, pas dere qëndron Juventusi

Tentativa e Milanit dhe Igli Tares për transferimin e sulmuesit të Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, ka marrë fund. Pas vlerësimeve shtesë mjekësore të kryera gjatë ditës së sotme, kuqezinjtë kanë vendosur të tërhiqen nga negociatat.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Dharmesh Sheth dhe James Savundra, pavarësisht interesimit fillestar, Milani nuk do ta çojë më tej këtë operacion.

Ndërkohë, Juventusi mbetet i vëmendshëm ndaj situatës dhe nuk përjashtohet mundësia që bardhezinjtë të ndërhyjnë me një ofertë huazimi me opsion blerjeje, teksa merkatoja e janarit po shkon drejt përfundimit.

Nga ana tjetër, vendimi i Milanit për t’u tërhequr nga gara për Matetën nuk pritet të ndikojë në lëvizjen e Jørgen Strand Larsen drejt Crystal Palace, një transferim që po ecën i pavarur nga kjo çështje.



Read it all at Bota Sot