Upamecano vendos që ta vazhdojë kontratën me Bayernin

- Bota Sot

Upamecano vendos që ta vazhdojë kontratën me Bayernin

Sipas “Kicker”, Dayot Upamecano ka vendosur të zgjasë kontratën me Bayern Munich.

Kampionët rekord të Bundesligës kanë qenë në bisedime intensive me mbrojtësin francez, i cili numëron 35 paraqitje me kombëtaren, që nga fillimi i muajit.

Detajet përfundimtare të marrëveshjes janë rregulluar javën e kaluar dhe gjithçka që mbetej ishte vendimi final i lojtarit gjatë këtij fundjave, të cilin Upamecano tashmë e ka marrë.

Edhe pse më herët Bayern kishte theksuar se nuk do t’i vendoste ultimatum lojtarit, drejtori sportiv Max Eberl dhe presidenti i nderit i klubit, Uli Hoeneß, dolën publikisht dje duke kërkuar që mbrojtësi të marrë një vendim.

Eberl u shpreh se ishte e nevojshme një angazhim i qartë nga ana e Upamecanos, ndërsa Hoeneß kritikoi hapur agjentin e lojtarit.

Kontrata e re e 27-vjeçarit pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Sipas “Sport Bild”, në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë largimi pas sezonit 2026/27.

Tabloidi gjerman raporton se mbrojtësi, i vlerësuar aktualisht rreth 65 milionë euro, mund të largohet nga Bayern pas 18 muajsh për një shifër rreth 70 milionë euro, nëse ruan vlerën e tij në treg.



Read it all at Bota Sot