Merkato më e qetë ndonjëherë në Premierligë

- Bota Sot

Merkato më e qetë ndonjëherë në Premierligë

Afati dimëror i transferimeve në Premier League u mbyll si më i qeti në histori, me vetëm shtatë marrëveshje të realizuara në ditën e fundit.

Asnjë transferim nuk u konfirmua para orës zyrtare të mbylljes në 19:00 e ditës së djeshme, ndërsa njoftimet erdhën disa minuta më vonë, pasi klubet kishin dorëzuar dokumentacionin brenda afatit të lejuar.

Lëvizja më e bujshme ishte transferimi i sulmuesit Jorgen Strand Larsen te Crystal Palace nga Wolves, në një marrëveshje që mund të arrijë deri në 48 milionë paund. Ndërkohë, Manchester City ishte klubi që shpenzoi më shumë gjatë gjithë afatit dimëror, duke përforcuar skuadrën në garën për titull, ndërsa disa ekipe të rrezikuara nga rënia investuan për të mbijetuar.

Në total, klubet e Premier League shpenzuan rreth 390 milionë paund, më shumë se çdo kampionat tjetër eVropian, por dukshëm më pak krahasuar me verën e kaluar rekord. Ekspertët e lidhin këtë qetësi me shpenzimet e mëdha të verës dhe me kujdesin financiar të klubeve për shkak të rregullave të reja të Fair Play Financiar që pritet të hyjnë në fuqi në sezonet e ardhshme.



Read it all at Bota Sot