Abazaj reagon për herë të parë

- Bota Sot

Abazaj reagon për herë të parë

Marin Abazaj është larguar nga Bylisi, duke mbyllur aventurën e tij me ballshiotët.

Tashmë pas zyrtarizimit nga Bylisi, ka ardhur edhe reagimi nga lojtari.

Abazaj ka falenderuar klubin për kontributin e dhënë, teksa për të ishte kënaqësi të ishte pjesë e ballshiotëve. Gjithashtu shprehet se ishte nder për të të mbante edhe shiritin e kapitenit.

“Pershendetje miqte e mi! Pas 3 vjet  e gjysem dua  tju lajmeroj se nga sot nuk jam me pjese e klubit BYLIS! Si fillim dua te falenderoj presidentin e klubit Besnik Kapllanaj per mbeshtetjen besimin dhe mundesine  qe me ka dhene qe une te  tregoj  aftesite  e mia !

Dua te falenderoj te gjithe tranjerat qe kam punuar , shoket e ekipit dhe punetoret e fushes !

Dhe si perfundim nje falenderim I vecante per te gjithe tifozet e Bylisit qe na kane mbeshtetur gjithmone si ne momente te mira ashtu dhe ne momente te veshtira .

Kenaqesi dhe nje nder I madh  qe kam mbajtur shiritin e kapitenit per 2 vjet tek ky klub  ! Ju jam mirenjohes per cdo gje, faleminderit dhe sa me shume suksese!”, ka shkruar Marin Abazaj.

Siç dihet ish-kapiteni i ballshiotëve do të vazhdojë karrierën te Pogradeci në Kategorinë e Parë. Në këtë mënyrë nis një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.



Read it all at Bota Sot