Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, përsëriti besimin e tij të plotë tek Hansi Flick, duke e quajtur atë trajnerin ideal për projektin blaugrana.
Laporta vlerësoi jo vetëm aftësitë teknike të gjermanit, por mbi të gjitha cilësitë e tij njerëzore, duke shkuar deri aty sa deklaroi se Flik do të ketë një kontratë “për aq kohë sa dëshiron” nën presidencën e tij.“
Ishte e rëndësishme për ne të kishim dikë me përvojën dhe ekspertizën e tij, por nëse ai është një fenomen si trajner, ai është edhe më shumë si person.
Atë ditë, ditën që e punësuam, kuptuam se po bënim diçka të rëndësishme, sepse ai ishte një trajner i gjithanshëm dhe dinte si të menaxhonte një grup, një grup lojtarësh shumë të rinj së bashku me të tjerë me përvojë.
Nëse flas si president, ai do të qëndronte këtu derisa të vendoste të largohej vetë”, tha Laporta.