Ballshiotët përforcojnë rivalët e mbijetesës dhe pretendentët e kampionatit

- Bota Sot

Ballshiotët përforcojnë rivalët e mbijetesës dhe pretendentët e kampionatit

Bylisi është padiksutim skuadra më aktive në këto orët e fundit të merkatos.

Klubi ballshiot ka zyrtarizuar largimin e dy futbollistëve të tjerë.

Bëhet fjalë për Alex Peralta, për të cilin klubi ka arritur marrëveshjen me Flamurtarin për transferimin e futbollistit. Një vendim befasues, pasi kështu klubi i Bylisit përforcon rivalët e tyre në garën për mbijetesë.

Ndërkohë lojtari tjetër, Marin Abazaj do të vazhdojë karrierën te Pogradeci.

Kështu përforcojnë edhe pretendentët e Kategorisë së Parë që synojnë edhe ngjitjen në Superiore.

"Bylis ka arritur të transferojë, me marrëveshje mes klubeve, anësorin e majtë Alex Peralta te skuadra e Flamurtarit të Vlorës.

Marin Abazaj, në vijim, do të vazhdojë karrierën te skuadra e Pogradecit në Kategorinë e Parë!

Klubi i falënderon për kontributin dhe i uron Peraltës e Abazajt suksese në eksperiencën me klubet e tyre”, ka shkruar klubi ballshiot.



Read it all at Bota Sot