Dominon Premier League në shpenzime, më pas vjen Seria A

- Bota Sot

Dominon Premier League në shpenzime, më pas vjen Seria A

Mbrëmjen e djeshme u mbyll zyrtarisht në shumicën e vendeve të botës merkatoja dimërore 2026, duke hapur rrugën për bilancet dhe renditjet e kampionateve që shpenzuan më shumë gjatë muajit janar.

Siç pritej, edhe këtë vit Premier League konfirmoi statusin si kampionati më i pasur në botë, duke shpenzuar mbi 450 milionë euro në afrime të reja.

Klubi që investoi më shumë ishte Manchester City i Pep Guardiolës, i cili për të sjellë në “Etihad” Semenyo dhe përforcimet e tjera ka shpenzuar afërsisht 100 milionë euro.

Por surpriza e madhe e kësaj merkatoje vjen pas Anglisë: Serie A italiane renditet e dyta në botë, me mbi 240 milionë euro të investuara, duke lënë pas jo vetëm kampionatet kryesore europiane, por edhe ligën arabe.

Në fakt, Saudi Pro League rezulton këtë herë e pazakontë “e qetë”, me vetëm 93 milionë euro shpenzime, shumë më pak se vitet e fundit kur dominonte merkato-n me shifra marramendëse.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, kjo është renditja e kampionateve që shpenzuan më shumë në merkato dimërore 2026:

Renditja e shpenzimeve në janar 2026

Premier League (Angli) – 453,2 mln €

Serie A (Itali) – 243,6 mln €

Brasilerao (Brazil) – 201,6 mln €

MLS (SHBA) – 144,3 mln €

Ligue 1 (Francë) – 105,1 mln €

Bundesliga (Gjermani) – 96,7 mln €

Saudi Pro League (Arabi Saudite) – 93,1 mln €

LaLiga (Spanjë) – 75,6 mln €

Super Lig (Turqi) – 70,5 mln €

Liga Portugal (Portugali) – 59,5 mln €



Read it all at Bota Sot