Flamurtari nuk humb kohë

- Bota Sot

Flamurtari nuk humb kohë

Tashmë edhe zyrtarisht Alex Peralta është futbollisti më i ri i Flamurtarit.

Mbrojtësi kështu nis një aventurë të re te kuqezinjtë, teksa u transferua nga skuadra e Bylisit.

Klubi vlonjat e ka prezantuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i urojnë sa më shumë suksese me fanellën e kuqezinjtë.

“Zyrtare | Përforcim i ri në krahun e majtë

Pas marrëveshjes së arritur me klubin KF Bylis, Alex Peralta bëhet zyrtarisht pjesë e Flamurtari F.C., duke forcuar repartin mbrojtës për vazhdimësinë e sezonit

Emri: Alex Peralta

Datëlindja: 05.07.1996

Shtetësia: Ekuador

Pozicioni: Mbrojtës i majtë

Mirë se erdhe në Vlorë dhe suksese me fanellën kuqezi”, ka shkruar klubi kuqezi.

Me këtë lëvizje, Flamurtari “dobëson” rivalet e tij në garën për mbijetesë, me kuqezinjtë që kërkojnë qëndrimin në Superiore.



Read it all at Bota Sot