Futbollisti shqiptar futet në formacionin e javës në Serbi

- Bota Sot

Futbollisti shqiptar futet në formacionin e javës në Serbi

Futbollisti shqiptar nga Mali i Zi, Driton Camaj, luan për ekipin nga Sanxhaku, Novi Pazari, është zgjedhur në formacionin e javës në Serbi.

Ai shënoi dy gola nga penalltia në barazimin me rezultat 2:2 në përballje me Spartakun e Suboticës. 

“Driton Camaj e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën e tij me fanellën e kaltër.

Në paraqitjen e parë për Novi Pazarin, njëkohësisht edhe debutimin në Superligën e Serbisë, Camaj shënoi dy gola dhe ishte vendimtar për ekipin e tij.

Falë kësaj performance të jashtëzakonshme, ai u përzgjodh edhe në Ekipin e Javës në Superligën serbe, duke konfirmuar startin perfekt me skuadrën e re”, - shkruan në faqen e klubit Novi Pazari.



Read it all at Bota Sot