UEFA ka treguar se pse formati i ri i Champions League është me efikas dhe më i konkurrues.
“Nga totali rekord i golave deri te rritja e ekuilibrit konkurrues, ne hedhim një vështrim më të afërt se pse formati i ri vazhdon të magjepsë tifozët anembanë globit”, ka thënë UEFA në një njoftim.
Sezonin e kaluar asnjë skuadër nuk arriti të grumbullonte 24 pikë deri në javën e 8-të, e dy skuadra mbetën pa pikë. Këtë herë, Arsenali doli si skuadra e vetme me një grumbullim 24 pikësh, ndërsa çdo skuadër në garë regjistroi pikë.
“Nga pretendentët e mundshëm për titull te kualifikueset surprizë, faza e ligës tregoi edhe një herë forcën në thellësi në kulmin e futbollit evropian. Dhe me raundet eliminatore të përcaktuara pas shortit të së premtes në Nyon, drama e këtij sezoni sapo ka filluar”, ka shtuar UEFA.
Diversiteti i ekipeve që arritën në 24 vendet e para u reflektua edhe në larminë më të gjerë të vendeve të përfaqësuara.
Poashtu 11 kombe të ndryshme përparuan këtë vit krahasuar me nëntë vitin e kaluar.