Paraqitjet e mira të Leon Avdullahut të Hoffenheim, kanë bërë që klubet e mëdha evropiane të interesohen për të.
Sipas asaj që raporton ”Fussballdaten”, gjiganti italian, Milan dhe skuadra angleze Tottenham, kanë synuar transferimin e mesfushorit nga Kosova.
Madje raportohet se skautët e Tottenham, ishin të pranishëm në çdo ndeshje të Hoffenheim, për ta ndjekur nga afër 21-vjeçarin.
Ndërsa Milan kishte përgatitur një ofertë për Avdullahun, por pasi skuadra gjermane ka bërë të ditur se nuk është në shitje, kuqezinjtë i ndaluan bisedimet.
Mbetet të shihet nëse Leon Avdullahu do të largohet nga Hoffenheim në afatin kalimtar te verës, pasi tashmë ka përfunduar tregu i transferimeve.