Provokonte me deklarata Kosovën, selektori para dorëheqjes! Ja problemi

- Bota Sot

Provokonte me deklarata Kosovën, selektori para dorëheqjes! Ja problemi

Gjatë vitit të kaluar Mircea Lucescu përplasej me deklarata me Kosovën, tani është para dorëheqjes.

Lucescu disa herë kishte replika në lidhje me problemet që kishin ndodhur në Rumani me kombëtaren e Kosovës nga ana e tifozëve rumunë.

“Foda më uroi fat dhe më tha se do të donte që ne të kualifikoheshim dhe të luanim në finale me të, me Kosovën. 

Unë i thashë: ‘Shpresoj që kësaj radhe ju do të luani deri në fund! Apo po planifikoni që të largoheni nga fusha sërish? Ai nuk më tha asgjë”, kështu e kishte provokuar Lucescu Fosa pas hedhjes së shortit për gjysmëfinalet e play-off-it për një bletë në Kampionatit Botëror.

Selektori i Kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu, po përballet me probleme shëndetësore që nga fundi i vitit të kaluar, si dhe me një grip të rëndë, çka e detyroi të anulonte udhëtimin drejt Antalias, ku ekipet rumune po zhvillojnë fazën përgatitore.

Në këtë kontekst delikat, ish-futbollisti rumun Danuț Lupu ka zbuluar se Lucescu u ka thënë drejtuesve të Federatës Rumune të Futbollit (FRF) se është i gatshëm të tërhiqet nga posti, nëse Federata gjen një zëvendësues të përshtatshëm.

“Mendoj se, nëse do të mundet, ai do ta drejtojë ekipin deri në ndeshjet ‘play-off’.

Por u ka thënë drejtuesve të FRF-së se do të largohet nëse ata gjejnë dikë tjetër.

Askush nuk pranoi, edhe pse unë di të paktën katër që do të kishin ardhur edhe në këmbë. Të jesh trajner i kombëtares është më e komplikuar sesa të drejtosh një klub,” deklaroi Lupu për “ProSport”.

Ai shtoi gjithashtu: “Nuk mendoj se Mircea Lucescu mund të zëvendësohet pa pëlqimin e tij.

Nëse ai ngre dorën dhe thotë se nuk mundet më, atëherë po, mund të kërkohet një trajner tjetër.

Duke qenë se bëhet fjalë për Lucescun, Federata do ta marrë parasysh mendimin e tij”.

Rumania ka para ndeshje vendimtare në muajin mars për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. “Tricolorët” do të luajnë më 26 mars në transfertë ndaj Turqisë, ndërsa më 31 mars do të përballen, gjithashtu jashtë fushe, me fituesin e duelit mes Sllovakisë dhe Kosovës.

Në rast kualifikimi, Rumania do të bëjë pjesë në Grupin D, së bashku me SHBA-në, Australinë dhe Paraguain.



Read it all at Bota Sot