Tre futbollistë largohen nga Skënderbeu

- Bota Sot

Tre futbollistë largohen nga Skënderbeu

Tre futbollistë largohen nga Skënderbeu!

Nuk ka vetëm afrime në merkato në kampin e Skënderbeu, por edhe largime nga skuadra.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale klubi korçar njofton largimin e tre lojtarëve.

Altin Ukiqi, Abiodoun Tayo dhe Rigels Hasaj nuk janë më pjesë e Skënderbeut. klubi i falënderon për kontributin e dhënë gjatë kohës që kanë qenë pjesë e tij.

Më herët korçarët prezantuan 6 afrimet e reja gjatë merkatos së dimrit. Klaidi Çela, Klejdi Paloka, Aldi Gjumsi, Ilir Dobjani, Elias Aarfort dhe Mario Beshiraj janë zyrtarisht lojtarë të klubit korçar.



Read it all at Bota Sot