Më 19 dhe 26 shkurt, Shkëndija do të përballet me skuadrën turke Samsunspor në kuadër të fazës me eliminim direkt të Conference League në futboll.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shkup, ndërsa ajo e kthimit në Turqi.
Në prag të kësaj përballjeje të rëndësishme, nga Turqia dhe Anglia po vijnë informacione se Samsunspor mund të bëjë një përforcim të madh, duke synuar transferimin e Raheem Sterling, ish-mega-yllit të Premier League.
Sipas disa mediave,
Samsunspor ka shfaqur interes serioz për Sterlingun, ndërsa disa prej tyre raportojnë se kanë nisur edhe bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit.
Sterling ka luajtur për klube gjigante si Liverpool, Manchester City, Chelsea dhe Arsenal, dhe ardhja e tij do të ishte një nga transferimet më të mëdha në historinë e klubit turk.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe presidenti i Samsunsporit, Yüksel Yıldırım:
“Kemi kontakt me menaxherin e Sterlingut. Sigurisht që jemi të interesuar që ai të vijë te ne, por për momentin nuk ka ende ofertë zyrtare,” u shpreh Yıldırım.
Nëse ky transferim realizohet, ai do ta rrisë ndjeshëm nivelin e Samsunsporit dhe do ta bëjë edhe më të vështirë misionin e Shkëndijës në arenën evropiane.