Trepça ’89 nga Mitrovica synon të futet sa më e kompletuar për pjesën e dytë të kampionatit.
Mitrovicasit synojnë rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
Trepça ’89 është përforcuar me futbollistin nga Nigeria, Adanu Edeh.
“Klubi i futbollit Trepça ’89 ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri, Adanu Edeh, sulmues krahu nga Nigeria.
23-vjeçari vjen me përvojë të vlefshme nga futbolli sllovak, ku ka qenë pjesë e disa klubeve dhe ka ndërtuar profilin e tij si lojtar ofensiv me shpejtësi dhe intensitet në krahë.
Me energjinë dhe eksperiencën e tij, Adanu pritet të japë kontribut të rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës sonë”, njofton FC Trepça’89..