Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen Bolonja dhe Milani

- Bota Sot

Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen Bolonja dhe Milani

Do të startojë në orën 20:45, dueli mes Bolonjës dhe Milanit i vlefshëm për javën e 23-të të Serisë A italiane.

Të dy trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.

Te kuqezinjtë bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e Nkunkut. Ndërkohë në mbështetje të tij do të jetë Loftus-Çik.

Për sa i përket repartit të mesfushës, Fofana, Modriç dhe Rabio do të formojnë treshen e qendrës.

Ndërkohë Bartesaghi me Athekamen nga krahët, teksa mbrojtja mbetet e pandryshuar me De Uinter, Gabia dhe Pavlloviç. Milani vjen në këtë duel pas barazimit ndaj Romës, ndërkohë që Bolonja u mposht 3 me 2 ndaj Xhenoas.



Read it all at Bota Sot