Milani ka shënuar fitore me rezultat 3:0 në konak të Bologna-s, në takimin e javës së 23-të të Serie A.
Skuadra e Milanit ka treguar lojë të mirë, si fryt i kësaj ka triumfuar me rezultat të thellë.
Futbollistët Loftus-Cheek (20), Nkunku (39-nga penalltia) e Rabiot (48) realizon për fitoren e thellë.
Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, e ka zëvendësuar Luka Modriçin në minutën e 72-të.
Interi kryeson me 55 pikë, ka pesë më shumë se Milani në pozitën dytë.
Bologna renditet në vend të 10-të me 30 pikë të grumbulluara.