Nuk mjaftojnë golat e shqiptarëve, Sioni eliminohet nga Kupa e Zvicrës

- Bota Sot

Nuk mjaftojnë golat e shqiptarëve, Sioni eliminohet nga Kupa e Zvicrës

Golat e futbollistëve shqiptarë Kreshnik Hajrizi dhe Benjamin Kololli nuk ishin të mjaftueshëm që Sioni të siguronte kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës.

Grasshoppersi triumfoi pas vazhdimeve prej dy herë nga 15 minuta, duke fituar me rezultat 4:3 (pas 120 minutave), ndërsa koha e rregullt e ndeshjes ishte mbyllur baras 3:3.

Për Sionin shënuan Hajrizi (7’), Kololli (72’) dhe Lukembila (85’), ndërsa për Grasshoppersin realizuan Asp (76’), Tsimba (80’ dhe 94’) dhe Frey (90+3’).

Kreshnik Hajrizi u paraqit titullar dhe luajti deri në fund, ndërsa Benjamin Kololli u inkuadrua në minutën e 62-të. Donat Rrudhani u aktivizua në minutën e 73-të, por u zëvendësua në minutën e 90-të.

Në anën tjetër, Samuel Krasniqi ishte titullar për Grasshoppersin dhe u zëvendësua në minutën e 101-të.

Ndeshja u mbyll me zhgënjim për Sionin, pasi në minutën e 120+4, Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

Grasshoppersi si vendas triumfoi e vazhdon tutje në Kupën e Zvicrës.



Read it all at Bota Sot