Guardiola “tallet” me Manchester Cityn

- Bota Sot

Guardiola “tallet” me Manchester Cityn

Pep Guardiola bëri shaka duke thënë se “nuk e kupton” se pse ekipi i tij ka shpenzuar më pak në krahasim me rivalët e tyre.

Guardiola deklaroi se gjashtë klube kanë shpenzime neto më të larta se City, gjatë pesë viteve të fundit.

"Jam pak i trishtuar dhe i mërzitur sepse për shpenzimet neto në pesë vitet e fundit jemi të shtatët në Premier League, kështu që dua të jem i pari", tha ai përpara gjysmëfinales së Kupës Carabao të Man Cityt kundër Neëcastle.

Poashtu ai komentoi edhe rreth rezultateve duke i ndërlidhur me shpenzimet.

“Ne kemi fituar në të kaluarën sepse kemi shpenzuar shumë, por tani gjashtë ekipe duhet të fitojnë Premier League, Ligën e Kampionëve, Kupën FA sepse kanë shpenzuar më shumë në pesë vitet e fundit. Ky është një fakt, jo një opinion”, ka shtuar ai.

City transferoi Antoine Semenyo dhe Marc Guehi gjatë afatit kalimtar të janarit, gjë që i ka çuar shpenzimet e tyre në mbi 450 milionë funte në 12 muajt e fundit.

Aktualisht City është në vendin e dyte të Premier Ligës duke shënuar 14 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje, në 24 ndeshje.



Read it all at Bota Sot