Mediat rumune: Dinamo Bukuresht gati të paguaj 500 mijë euro për shqiptarin

- Bota Sot

Mediat rumune: Dinamo Bukuresht gati të paguaj 500 mijë euro për shqiptarin

Mesfushori i Shkëndijës, Reshat Ramadani mund të transferohet te Dinamo Bukureshti.

Mediat rumune raportojnë se Dinamo është gati të paguajë 500,000 euro për të nënshkruar me reprezentuesin e Maqedonisë.

Ramadani aktualisht luan për Shkëndijën, ku huazimi i tij nga Dynamo Kiev është zgjatur për gjashtë muaj të tjerë, deri në fund të sezonit, dhe më pas mund të pasojë një transferim në Rumani.

Dynamo Kiev do të ketë gjithashtu 20% të transferimit, por sipas njoftimeve, klubi ukrainas nuk do të heqë dorë aq lehtë nga shërbimet e tij dhe po kërkon më shumë para, pra rreth 1 milion për shërbimet e tij.

Ramadani e kaloi këtë sezon si huazim te skuadra e Tetovës dhe ishte një nga më meritortë për sezonin e suksesshëm të Shkëndijës në Evropë, e cila bëri histori duke siguruar kualifikimin në pranverën evropiane.



Read it all at Bota Sot