Trajneri i Milanit, Maximilliano Allegri ishte i nervozuar mbrëmë ndaj Pervis Estupinian.
Mbrojtësi kolumbian bëri një veprim të rrezikshëm në fund të ndeshjes ndaj Bolognas.
Allegrit nuk i pëlqeu që Estupinan luajti me thembër, edhe pse rezultati në ato momente ishte 3-0 për kuqezinjte.
“Ne nuk jemi një skuadër që përdor vetëm pasime me thembër”, ishin fjalët e Allegrit.
Reagimi i teknikut italian u bë viral në rrjetet sociale, duke u komentuar jashtëzakonishtë shumë nga tifozët.