Në futbollin modern, dinamikat ndonjëherë shtrihen përtej fushës.
Në Turqi, transferimi i Ngolo Kante te Fenerbahçe u shoqërua me një falënderim publik, duke shkaktuar debat rreth rolit të institucioneve në marrëveshjet e mëdha të transferimeve.
Klubi i Stambollit ia atribuoi një pjesë të suksesit të marrëveshjes mbështetjes së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Klubi ynë ka përfunduar me sukses transferimin e Ngolo Kante, një nga figurat kryesore në futbollin botëror.
Në emër tim dhe të klubit tim, dua të falënderoj presidentin tonë, Rexhep Tajip Erdogan, për mbështetjen e tij të konsiderueshme, e cila e bëri të mundur këtë proces dhe do të kontribuojë në zhvillimin e Fenerbahçes dhe futbollit turk”, shkroi presidenti i Fenerbahçes, Sadetin Saran.