Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Masimiliano Allegri ka përgëzuar lojtarët që hynë nga stoli, si Jasharin dhe Fullkrugun, si dhe ka theksuar se tashmë duhet të përqendrohet te ekipet që janë poshtë kuqezinjve në Serinë A.
Allegri ka përmend edhe futbollistin shqiptar, Ardon Jasharin.
“Interi është duke luftuar për titullin kampion prej 6 vitesh. Këtë vit kemi ndërruar shumë lojtarë.
Për të bërë mirë deri në fund të sezonit, duhet të përqendrohemi të skuadrat poshtë nesh.
Ata që u futën nga stoli bënë shumë mirë: Jashari, Fullkrugu, Riçi, Estupinjani dhe Tomori…
Duhet të jemi të gëzuar, por që nga e diela, kur të luajmë përsëri, duhet të përqendrohej te Pisa dhe te shtytja e fundit në ligë”, ka deklaruar Masimiliano Allegri.