Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, tani është pjesë e skuadrës hungareze Ujpest.
Ish reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut dhe lojtari që bëri bujë në fanellën e Dinamos, u largua nga ky ekip nga “revolucioni Bobani”.
“Arijan Ademi – pas 13 vitesh te Dinamo Zagreb, kapiteni legjendar u largua nga klubi në vitin 2023, duke u transferuar në Kinë te Beijing Guoan.
Megjithatë, aventura zgjati pak dhe pas vetëm gjysmë sezoni Ademi u rikthye në Maksimir. Gjatë verës së kaluar, në kuadër të ashtuquajturit “Revolucioni i Bobanit” dhe spastrimit të dhomës së zhveshjes së Dinamos,
Ademi u largua sërish, këtë herë duke firmosur për klubin hungarez Ujpest”, ka shkruar sot media kroate “Index”.