Ter Stegen i pafat

- Bota Sot

Ter Stegen i pafat

Marc-Andre ter Stegen është përballur me një lëndim vetëm pak kohë pas transferimit te Girona.

Gardiani gjerman ka pësuar një lëndim në kofshën e pasme të këmbës së majtë, në ndeshjen e fundit ndaj Real Oviedos dhe do ti nënshtohet menjëherë një operacioni.

Skuadra e Gironas ko konfirmuar se Ter Stegen do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë të premte dhe nuk dihet koha e tij e rikuperimit të plotë.

”Marc-Andre ter Stegen do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë të premte për dëmtimin që pësoi në kofshën e pasme të këmbës së majtë gjatë ndeshjes kundër Real Oviedo.

Koha e rikuperimit do të përcaktohet pas procedurës.”, thuhet në njoftimin e klubit.



Read it all at Bota Sot