Prishtina e Re është në një gjendje të palakmueshme sa i përket renditjes në elitën e futbollit të Kosovës.
Ky ekip renditet në fund të tabelës me 15 pikë të grumbulluara për 18 ndeshjet e stinorit vjeshtor.
Prishtina përforcohet me futbollistin Arbër Prekazi që të jetë sa më e kompletuar dhe e fortë për pjesën e dytë të kampionatit.
“Arbër Prekazi bashkohet me KF Prishtina e Re!
KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të prezantojë afrimin e Arbër Prekazit, qendërmbrojtës me karrierë të pasur dhe përvojë të gjerë në futbollin vendor.
Përvoja dhe eksperienca e tij pritet të jenë një ndihmesë e madhe për rrugëtimin e skuadrës sonë, duke sjellë stabilitet, siguri dhe pjekuri në repartin defensiv.
Gjatë karrierës së tij, Arbëri ka qenë pjesë e klubeve si KEKu, Trepça, Vushtrria, Hajvalia, Besa Pejë, Ballkani, Gjilani dhe Malisheva, ndërsa së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli 74”, njofton FC Prishtina e Re.