Sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez ka thurë lavde për yllin e Barcelonës.
Bëhet fjalë për një ndër lojtarët më kryesorë të Barcelonës, Pedri.
Alvarezi, një nga sulmuesit më të kërkuar në skenën ndërkombëtare, kohët e fundit bëri disa komente që nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Në një bisedë me transmetuesin Davoo Xeneize, argjentinasi e lavdëroi Pedrin dhe e vendosi atë “pa dyshim” midis lojtarëve më të mirë në botë, duke theksuar nivelin e mesfushorit të Barcelonas.
“Ai është një nga më të mirët në botë”, u shpreh sulmuesi.
Në një të ardhme të afërt, mund ta shohim dyshen edhe bashkëlojtarë pasi që raportohet se Barcelona dëshiron t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit argjentinas.