Grasshoppers u gjend disa herë në vështirësi në çerekfinalen e Kupës së Zvicrës kundër Sionit, por tregoi shpirt të madh luftarak dhe u shpërblye për këtë me fitore pas vazhdimeve (120 minutave) me rezultat 4:3.
Rol kyç kishte edhe përforcimi i ri dhe lojtari i fuqishëm, Michael Frey.
Në minutën e 72-të, ndeshja dukej pothuajse e përfunduar në stadiumin Letzigrund. Benjamin Kololli e çoi FC Sionin në epërsi 0:2 në çerekfinalen e Kupës kundër një Grasshoppersi.
Por ajo që ndodhi më pas ishte diçka që pak kush do ta kishte parashikuar.
Grasshoppers u rikthye edhe një herë. Falë Michi Freyt, i cili u shpërblye për përpjekjet e tij të palodhshme në minutën e 90+3 (3:3), duke e çuar ndeshjen në vazhdime.
Aty ishte sërish Tsimba ai që siguroi fitoren e madhe për Grasshoppersin dhe kualifikimin në gjysmëfinale pas tetë vitesh.
“Ishte një fillim i mirë për mua personalisht. Por edhe për ekipin; kjo ndeshje na jep shtysë”, tha Michael Frey pas fishkëllimës përfundimtare, duke shpjeguar:
“Një çerekfinale e Kupës si kjo është një mundësi e madhe për mua, por sidomos për lojtarët e rinj që të dëshmojnë veten”.
“Një lojtar te Grasshoppers që e di këtë shumë mirë është edhe kapiteni Amir Abrashi, i cili u rikthye kundër Sionit (u aktivizua në minutën e 111-të) pas një pauze për shkak dëmtimi”, shkruan media zvicerane “Bluewin”.
“Amiri na e ndezi vërtet atmosferën para ndeshjes”, tha Frey.