Ebrima Gaye - përforcimi më i ri i Ballkanit

- Bota Sot

Ebrima Gaye - përforcimi më i ri i Ballkanit

Kampioni vjeshtor Ballkani i Therandës ka përforcuar radhët me futbollistin Ebrima Gaye.

Skuadra nga Theranda synon të mbrojë vendin e parë deri në fund e të rikthejë titullin e kampionit të Kosovës në vitrinat e tyre.

“Ebrima Gaye është përforcimi më i ri i Ballkanit, duke ardhur për të shtuar forcë dhe konkurrencë në repartin ofensiv të ekipit.

Sulmuesi nga Gambia transferohet nga BST Galaxy, ku gjatë këtij sezoni është paraqitur në formë të mirë.

Gaye ka eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare, me paraqitje për përfaqësuesen e Gambisë, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe në Senegal”, njofton FC Ballkani.



Read it all at Bota Sot