Ferizaj është në teh të shpatës në elitën e futbollit të Kosovës..
Aktualisht është në pozitën e parafundit me 19 pikë, pozicion që shpie në një rang më poshtë. Ferizajasit pikësynim e kanë të sigurojnë ekzistencën.
Ky kolektiv është përforcuar me futbollistin nga Nigeria, Ade Oguns.
“Ade Oguns është përforcimi më i ri i FC Ferizaj.
FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me sulmuesin Ade Oguns, i cili vjen nga klubi belg KAS Eupen.
Oguns ka eksperiencë të gjerë ndërkombëtare, duke u dalluar si golashënues kryesor me Caracas FC në Venezuelë, si dhe si pjesë e klubit të njohur afrikan Ëydad AC.
Marrëveshja është e formës së huazimit, ndërsa me ardhjen e tij FC Ferizaj synon të rrisë forcën dhe konkurrencën në repartin ofensiv”, njofton FC Ferizaj.