Ernest Muçi është kthyer në protagonistin kryesor të klubit të Trabzonspor në muajt e fundit, duke shënuar gola të bukur e padyshim të rëndësishëm për ecurinë në kampionat dhe në kupë.
Dje ai shënoi gol e dha asist në fitoren 3-0 të Beshiktashit ndaj Fethijespor në Kupë.
Goli i tij me një gjuajtje të befasishme në hyrje të zonës, bëri xhiron e rrjetit, ndaj sigurisht pas ndeshjes ai u ndal nga gazetarët për t’u pyetur se cila ishte arsyeja pse ai po kalonte një formë që nuk ishte parë në të kaluarën në klubet e mëparshme.
“Unë jam shumë i lumtur që fituam. Jam i lumtur edhe me paraqitjen time. Ndjehesh mirë kur gjërat shkojnë mirë për skuadrën dhe për mua.
Besimi i trajnerit dhe skuadrës tek unë luajti një rol shumë të rëndësishëm në performancën time”, ishin fjalët e Muçit pas ndeshjes, duke lënë të kuptohet se qetësia te Trabzonspori, e kishte shtyrë të jepte më te mirën.