Princesha e Uellsit, Kate Middleton dërgoi një mesazh mbështetjeje për njerëzit që luftojnë me kancerin përmes një postimi me rastin e Ditës Botërore të Kancerit.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që përballen me një diagnozë kanceri, që i nënshtrohen trajtimit ose që përpiqen të gjejnë rrugën e tyre drejt shërimit”, tha princesha gjatë takimit me disa pacientë.
Ajo theksoi se kanceri prek shumë jetë, jo vetëm të pacientëve, por edhe të familjeve të tyre të cilët u qëndrojnë pranë.
Middleton shtoi se kjo sëmundje ka momente frike dhe lodhjeje, por edhe momente force, mirësie dhe lidhjeje të thellë njerëzore.
“Dije se nuk je vetëm,” përfundoi ajo.