Futbollisti me përvojë Dejan Trajkovski i bashkohet Prishtinës së Re.
Ndryshe Dejan Trajkovski ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Sllovenisë.
Prishtina është në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.
\“Dejan Trajkovski është lojtari i ri i KF Prishtina e Re.
KF Prishtina e Re prezanton afrimin e Dejan Trajkovski, mbrojtës i majtë, 33-vjeçar nga Sllovenia, i cili i bashkohet skuadrës sonë me një bagazh të madh përvoje ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së tij, Trajkovski ka luajtur në disa liga evropiane dhe ka qenë pjesë e klubeve të njohura si NK Maribor (dhe Maribor U19), NK Domzhale, FC Tëente, Puskas Akademia FC, Spartak Trnava, HSHK Zrinjski Mostar, US Vibonese dhe së fundmi Dzhiugas.
Me eksperiencën e tij në nivele të ndryshme të futbollit evropian, stabilitetin defensiv dhe qetësinë në lojë,
Trajkovski pritet të jetë një vlerë e shtuar për repartin mbrojtës të skuadrës sonë.
Trajkovski poashtu në të kaluarën ishte pjesë e kombëtares sllovene”, ka njoftuar KF Prishtina e Re.