Kukësi ka arritur të prezantojë një tjetër futbollist për pjesën e mbetur të sezonit.
Verilindorët kanë transferuar një mesfushor, i cili kështu shton cilësitë në mesin e fushë.
Paulo Hanrique Freitas Da Silva është futbollisti më i ri i Verilindorëve për pjesën tjetër të sezonit.
Lojtari luan si mesfushor, teksa mund të mbulojë mjaft mirë edhe krahun e djathtë të mbrojtjes, duke bërë që trajneri ta konsiderojë si “xhol”.
“Kukësi njofton se mesfushori Paulo Henrique Freitas Da Silva është zyrtarisht pjesë e klubit tonë.
Henrique luan si mesfushor dhe mbrojtës i djathtë e do të jetë një vlerë e shtuar për pjesën e mbetur të sezonit”, ka shkruar klubi i Kukësit.