Endrick po shkëlqen te Lyoni me gola dhe asistë

- Bota Sot

Endrick po shkëlqen te Lyoni me gola dhe asistë

Lyoni i drejtuar nga Paulo Fonseca po përjeton një moment shumë pozitiv, i udhëhequr nga forma e jashtëzakonshme e Endrick.

Sulmuesi i ri brazilian, i ardhur në huazim nga Real Madridi gjatë merkatos së dimrit, është shndërruar në protagonisti absolut i kësaj pjese të dytë të sezonit.

Në vetëm 5 ndeshje me fanellën e OL-së, Endrick është përfshirë në 6 gola, me 5 të shënuar prej tij dhe 1 asist. Nën drejtimin e Fonsecës,

18-vjeçari ka gjetur vazhdimësinë që i mungonte në Madrid, ku konkurrenca e fortë me yje të shumtë ia kishte kufizuar hapësirat.

Në Spanjë kjo formë po ndiqet me vëmendje dhe entuziazëm. Te Real Madridi vlerësohet fakti që huazimi po i shërben rritjes së lojtarit, duke i dhënë minuta, besim dhe përgjegjësi.

Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga Carlo Ancelotti, i cili po “merr shënime” për një Endrick që falë përvojës në Francë, po tregon gjithnjë e më qartë potencialin e tij të jashtëzakonshëm.



Read it all at Bota Sot