Mendoi se mund të shmangte drejtësinë: Ish-i dënuari për vrasje kapet sapo kthehet në Gjermani nga Kosova

- Bota Sot

Mendoi se mund të shmangte drejtësinë: Ish-i dënuari për vrasje kapet sapo kthehet në Gjermani nga Kosova

Pas rreth 20 vitesh, një burrë që ishte dënuar për vrasje në Heilbronn dhe më pas ishte dëbuar nga Gjermania, është rikthyer sërish në vend. Një vendim që, sipas autoriteteve, do të kishte qenë më mirë të mos e kishte marrë.

Zyrtarët e Policisë Federale gjermane arrestuan burrin 53-vjeçar në aeroportin e Shtutgartit. Ai ishte dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Landit në Heilbronn me 12 vite burg për vrasje. Pas pesë vitesh vuajtjeje dënimi, ai u dëbua në Kosovë, vendi i tij i origjinës.

Fundjavën e kaluar, gjatë hyrjes së tij në Gjermani me një fluturim nga Prishtina, autoritetet konstatuan se ndaj tij ishte ende në fuqi një urdhër arresti për ekzekutimin e pjesës së mbetur të dënimit. Si pasojë, ai u arrestua menjëherë dhe u dërgua në burgun e sigurisë së lartë Stuttgart-Stammheim.

Sipas Policisë Federale, burri duhet të vuajë edhe 2.127 ditë të tjera burg. Nëse ai nuk do të ishte rikthyer në Gjermani, do të kishte mbetur i lirë dhe pa u shqetësuar nga autoritetet.



Read it all at Bota Sot