Françesko Toti është gati të kthehet te Roma.
Ky është një lajm i madh për verdhekuqtë, i konfirmuar vetëm pak minuta më parë nga Klaudio Ranieri, këshilltari i lartë i klubit dhe këshilltari personal i familjes Friedkin.
“Ata po mendojnë për këtë”, tha Ranieri në një intervistë me “Sky Sport”.
Ish-trajneri më pas vazhdoi: “Shpresoj që Françesko të jetë vërtet i dobishëm për Romën, sepse ai është pjesë e Romës,” shpjegoi ai.
Ky njoftim për tifozët me siguri do të bëjë bujë dhe tregon konkretësinë e negociatave të vazhdueshme me legjendën Toti.
“Sky Sport” raporton se Dan dhe Ryan Friedkin kanë qenë në kontakt me ish-kapitenin për njëfarë kohe, me diskutimet që vazhdojnë në mënyrë konstruktive.
Aktualisht është duke u shqyrtuar roli i mundshëm i tij brenda Romës.
Ish-numri 10 u rikthye së fundmi në “Olimpiko” pas një mungese shumë të gjatë, ku ndoqi ndeshjen e Ligës së Europës kundër Shtutgartit më 22 janar.
Toti nuk kishte parë një ndeshje të Romës në stadium për gati tre vjet, hera e fundit ishte më 11 maj 2023, kur Roma e Murinjos fitoi 1-0 kundër Leverkusen.