Finalja e Kupës së Gjermanisë, Federata akord 4-vjeçar me Berlinin

- Bota Sot

Finalja e Kupës së Gjermanisë, Federata akord 4-vjeçar me Berlinin

Finalja e Kupës së Gjermanisë e programuar për t’u mbajtur në Berlin më 23 maj të këtij viti nuk do të jetë e fundit që do të organizohet në kryeqytetin gjerman.

Sipas medieve gjermane Federata Gjermane e Futbollit ka gjetur një akord me Bashkinë e qytetit në fjalë për të shtyrë bashkëpunimin edhe për katër vite të tjerë.

“Finalja e Kupës së Gjermanisë në Berlin është kthyer në një traditë për futbollin, tifozët dhe klubet gjermane. Finalja në ‘Olimpiastadion’ i jep edhe më shumë vlerë këtij trofeu.

Duke zgjatur kontratën deri në 2030-ën ne japim një sinjal të qartë se duam një atmosferë speciale për finalet e këtij turneu”, tha presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf.



Read it all at Bota Sot