Jhon Duran do të vazhdojë karrierën te Zenit St. Petersburg.
Marrëveshja mes klubeve është tashmë e përfunduar, me dokumentet që janë firmosur dhe gjithçka e mbyllur zyrtarisht.
Fillimisht, Fenerbahçe ka vendosur të ndërpresë huazimin e sulmuesit nga Al Nassr, duke hapur rrugën për një huazim të ri direkt nga Al Nassr te Zenit.
Lëvizja do të jetë huazim i thjeshtë, pa asnjë klauzolë blerjeje të përfshirë në kontratë.
Ndërkohë, Lille nuk ka qenë asnjëherë realisht pranë transferimit të lojtarit, pavarësisht spekulimeve në media. Vendimi final i Duránit dhe klubeve ka qenë Zenit St. Petersburg.