Drejtori i qeverisjes në FIFA befason për Kosovën: Kështu e vlerëson

- Bota Sot

Drejtori i qeverisjes në FIFA befason për Kosovën: Kështu e vlerëson

Agim Ademi është rizgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës për mandatin e ri 2026–2030. 
Në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor të FFK-së, i cili u mbajt sot në hotelin “Emerald”,

Ademi mori mbështetjen unanime të delegatëve, pasi nga 52 delegatë të pranishëm në punimet e Kuvendit, të gjithë votuan pro rizgjedhjes së tij.

Drejtori i qeverisjes në FIFA, Rolf Tanner, theksoi përparimin e jashtëzakonshëm të futbollit kosovar që nga pranimi në FIFA dhe UEFA.

“Futbolli i Kosovës ka bërë hapa gjigantë në shumë nivele. Vetëm në vitet e fundit janë investuar mbi 1.2 milionë dollarë përmes programeve të FIFA-s, ndërsa projekti ‘FIFA Arena’ është një dëshmi konkrete e zhvillimit të infrastrukturës.

FIFA do të vazhdojë ta mbështesë FFK-në në rrugën e saj drejt sukseseve të reja”, tha Tanner.



Read it all at Bota Sot