Superliga e Kosovës në futboll do të fillojë rivalitetin e saj pas gati dy muajve pushim.
Të shtunën do të luhen tre ndeshje, nga të cilat vëmendja më e madhe do të jetë te ndeshja mes Dukagjinit dhe Prishtinës, që do të zhvillohet në Klinë nga ora 13:00.
Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren që t’i afrohen vendit të parë që e zë Ballkani nga Suhareka.
Një tjetër ndeshje interesante do të zhvillohet në Malishevë, ku në një teren neutral do të ndeshen Drencia kundër Llapit.
Përballja do të jetë në terminin e njëjtë, të shtunën nga ora 13:00.
E ditën e shtunë e përmbyll ndeshja, që poashtu do të zhvillohet në terminin e njëjtë, ku Ferizaji e pret në shtëpi Dritën e Gjilanit.
Xhiroja e 19-të do të përmbyllet me dy ndeshjet e fundit të ditës së diel, ku Ballkani udhëton në Gjilan, për t’u përballur me Gjilanin dhe Malisheva që do të jetë nikoqire e Prishtinës së Re.
Të dyja këto ndeshje do të fillojnë prej orës 13:00.
Aktualisht në tabelë, pas javës së 18-të, vendin e parë e zë Ballkani me 33 pikë, i ndjekur nga Prishtina me 30 dhe Dukagjini me 29 pikë.